Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar përbërjen e plotë të kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet, përcjell KultPlus.Në këtë listë, Albulena Haxhiu është renditur si ministre e Miistrisë së Drejtësisë.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, znj. Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së VII-të. Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu është emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti. Prej vitesh është pjesë e politikës, gjithmonë më gjirin e “Vetëvendosjes”, edhe kur ajo ishte vetëm lëvizje.

Iniciativa e ministres për inicimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, ka trazuar ujërat ndër politikanë, shkruan “Kosovarja”.

Të trazuar janë edhe shpirtrat e grave të politikanëve tanë, që janë mësuar të jetojnë në luks të madh.



Previous Next