Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Trondit Alfred Cako, zbulon dy politikanët që do të fundosen Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë. Për konspiracionistin Alfred Cako dy emrat e tjerë të radhës do të jenë Ilir Meta dhe Sali Berisha. “Të fitosh me Iluminatin është shumë e vështirë pasi ata kanë shkatërruar shumë perandori. Shkatërruan në fund dhe Donald Trumpin. E mundën me manipulime. Shkatërruan Jugosllavinë, po tentojnë të shkatërrojnë dhe Turqinë. Dyshja më e fortë këtu në Shqipëri është dyshja Meta-Berisha. Berisha për të gjitha veprimet më shumë nxirte Ilir Metën në krye. Ata kanë kuptuar që tinëzari më i fortë dhe kocka më e fortë është Sali Berisha. Këta duan të fusin plandeminë, se ju mendoni se hoqëm maskat dhe çdo gjë ka mbaruar. Ata kërkojnë bashkëqeverisja PD-PS për të filluar vaksinimin për të shpopulluar vendin. Pas Ilir Metës do ti vijë radha të fundoset dhe kryeministrit Rama. Ka një plan të madh për Shqipërinë. Nëse do të investohet plani i Dubait, këta që kanë agjenci do të zhduken dhe do të jetë në dorë çdo gjen vetëm tek disa persona. Gjithë jugu do të merret”, u shpreh Alfred Cako.

Previous Next