Portugalia pret sot në Lisbonë, nënkampionin e botës, Kroacinë në kuadër të Grupi 3 të Ligës A të Kombeve. Portugalia në këtë ndeshje do të jetë pa yllin e saj kryesor, Cristiano Ronaldo që do të mungojë. Në vend të kësaj, trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka startuar me treshen e njohur sulmuese, Bernardo Silva, Joao Felix dhe Diogo Jota. Për Portugalinë ka startuar edhe asi i Manchester United, Bruno Fernandes. Në anën tjetër, Kroacia në këtë ndeshje do të jetë pa dyshën e njohur Modric dhe Rakitic në mesfushë. Vendin e tyre e kanë zënë Kovacic dhe Pasalic kurse në sulm spikasin emrat e njohur Rebic e Kramaric. Shiko ketu ndeshjen – LIVE
Previous Next