Werder Bremen po shkon pashmangshëm drejt rënies nga Bundesliga.
Skuadra në të cilën aktivizohet Milot Rashica është mposhtur nga Wolfsburg, me rezultatin minimal 0:1, shkruan lajmi.net.
Ndeshja u vendos tek në 10 minutat e fundit, kur mysafirët kapën të papërgatitur mbrojtjen e nikoqirëve.
Ishte Wout Weghorst ai që realizoi për 0:1, kur po luhej minuta e 82’ e këtij takimi, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore, Wolfsburg merr pozitën e gjashtë dhe mbanë në maksimum shpresat për një vend në ‘Play Off’ të Ligës së Evropës.
Werder Bremen në anën tjetër mbetet me 25 pikë në pozitën e parafundit në tabelë, 6 pikë larg vendit që mbanë në Bundesliga.
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL DO WOLFSBURG!
— FOX Sports Brasil (de 🏠) (@FoxSportsBrasil) June 7, 2020
Weghorst abre o placar!
Werder Bremen 0 x 1 Wolfsburg#AlemãoFOXSports pic.twitter.com/2YtZGwWC76