Tashmë vendimi është zyrtar: El Clasico i parë i sezonit, Barcelona-Real Madrid, nuk do të luhet, sikurse ishte parashikuar, më 26 tetor, për shkak të protestave në kryeqendrën e Katalunjës. Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit u bëri thirrje të dy ekipeve, të enjten në mbrëmje, të arrijnë marrëveshjen për një datë të re.

Pasi Barcelona e braktisi idenë se do të luhet në datën e caktuar, klubet tashmë kanë filluar bisedimet dhe me shumë mundësi do të caktohet data 18 dhjetor.

U hodh poshtë opsioni i dytë i propozuar nga La Liga për ta luajtur El Clasicon të shtunën, më 7 dhjetor. Kjo nënkuptonte lëvizjen e disa ndeshjeve të ekipeve që nuk kanë asnjë lidhje me gjithçka që po ndodh.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, Real Madrid do tĂ« shkojĂ« nĂ« Camp Nou pĂ«r El Clasicon pasi tĂ« ketĂ« luajtur kundĂ«r Valencias nĂ« “Bernabeu” dhe para transfertĂ«s me Bilbaon.

Skuadra e Barçës, ndërkohë para El Clasicos do të luajë në San Sebastian me Real Socedadin dhe më pas do të presë Alavés. Me këtë vendim, të dy klubet po përpiqen të minimizojnë dëmet për shkak të kalendarit të ngjeshur.

ËshtĂ« detyrim qĂ« çdo ndeshje e shtyrĂ« e fazĂ«s sĂ« parĂ« duhet tĂ« luhet para fillimit tĂ« raundit tĂ« dytĂ« (17 janar). PĂ«rveç problemit tĂ« tifozĂ«ve qĂ« kishin rezervuar biletĂ«n dhe udhĂ«timin pĂ«r nĂ« BarcelonĂ«, dĂ«mi tjetĂ«r i madh vjen nga audienca televizive, pasi njĂ« ndeshje e luajtur tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« mbrĂ«mje nuk do tĂ« ketĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n audiencĂ« si nĂ« fundjavĂ«.

Previous Next