Alexis Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, raporton Sky Sport Italia dhe agjenti i tij po kthehet në Angli për të biseduar me Manchester United.

Kiliani thuhet se është entuziastë për transferimin në Itali, që do ta shohë atë më në fund të punojë me Antonio Conte pas disa kërkesave të shumta ndër vite, dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio insiston që Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, duke pranuar një ulje të konsiderueshme page për të ndihmuar që transferimi të ndodhë.

Tani agjenti i tij Fernando Felicevich do të fluturojë drejt Britanisë për negociata me Manchester United.

Një marrëveshje huazimi me mundësi për ta blerë në fund të sezonit, ka shumë të ngjarë me një klauzolë që e bën atë të detyrueshme pas një numri të caktuar paraqitjes, do të ishte e përshtatshme për të gjitha palët.

Ai do bashkohet edhe me Romelu Lukakun, ndërsa kostoja e transferimit do të jetë rreth 20 milionë euro.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« rikthim nĂ« Serie A pĂ«r 30-vjeçarin, i cili sĂ« pari luajti pĂ«r Udinesen nga viti 2007-11, pĂ«rpara se tĂ« transferohej nĂ« Barcelona, ​​Arsenal dhe pĂ«rfundimisht te Manchester United.

Previous Next